Policia Rrugore e Fierit ka intensifikuar kontrollet me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të qytetit, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë së nxënësve gjatë hyrjes dhe daljes nga shkollat.
Gjatë javës janë proceduar penalisht 7 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur, një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për drejtim pa leje dhe 4 janë proceduar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor
Në kuadër të kontrolleve parandaluese, të organizuara me grupe kontrolli në rruget urbane dhe lokale, gjatë kësaj periudhe janë vendosur:
* 892 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë;
* 74 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
* 16 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
* 33 masa administrative për parakalim të gabuar;
* 5 masa administrative për drejtim automjeti, në efektin e alkoolit;
* 107 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit, veçanërisht në zonat pranë institucioneve arsimore, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë së të gjithë përdoruesve të rrugës.
