Me nisjen e vitit të ri shkollor dhe rikthimin e fëmijëve në ambiente të përbashkëta ka ndryshuar edhe fluksi i paraqitjeve në Pediatrinë e Spitalit të Lushnjës. Aktualisht rreth 30 fëmijë paraqiten çdo ditë për vizitë, kryesisht me simptoma të virozave sezonale, tha mjekja pediatre Nirda Xhafa.

Mjekja sqaron se edhe ndryshimi i temperaturave pritet të shoqërohet me një rritje të rasteve të infeksioneve virale gjatë javëve në vijim.

Mjekja këshillon prindërit të tregojnë kujdes ndaj simptomave të para duke shmangur përdorimin e antibiotikëve pa rekomandimin e mjekut. Sipas saj fëmijët duhet të konsumojnë lëngje, të kenë ushqyerje të përshtatshme dhe të qëndrojnë në shtëpi në rast temperature apo simptomash të tjera për të shmangur edhe përhapjen e infeksioneve te fëmijët e tjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *