Nisin sot aplikimet për përfitimin e kompensimit të TVSH-së për fermerët, një skemë që do të zbatohet përmes autofaturave të lëshuara nga grumbulluesit, përpunuesit ose agroturizmet e certifikuara.

Fermerët lushnjarë shpesh kanë ngritur shqetësime për mosfunksionimin e plotë të skemës së kompensimit duke theksuar se shumica e produkteve të tyre dhe rreth 70% e qumështit shitet pa autofaturë

Ndërkohë sipas të dhënave të Administratës Tatimore, në total janë 113,470 fermerë të pajisur me NIPT të cilët përfshihen në këtë skemë. Pas aplikimit kompensimi i TVSH-së do të llogaritet automatikisht mbi vlerën e autofaturave të lëshuara gjatë shitjes së produkteve bujqësore.

Skema parashikon që fermeri të përfitojë 10% kompensim të TVSH-së duke u bazuar në faturat e regjistruara nga blerësit e produkteve të tyre. Procesi i aplikimit bëhet online përmes platformës e-Filing, ku fermeri hyn në seksionin “Çështje e re” dhe zgjedh kërkesën “Për rimbursim të fermerëve”.

Në vijim aplikanti duhet të plotësojë të dhënat bankare, përfshirë numrin IBAN në rubrikën “Detajet e bankës”. Më pas sistemi i shfaq automatikisht autofaturat e periudhës janar–qershor të cilat fermeri duhet t’i identifikojë dhe konfirmojë.

Sipas procedurës sistemi kryen automatikisht llogaritjen e shumës totale dhe të kompensimit përkatës. Aplikimi kalon në statusin “në proces”, ndërsa përgjigjja përfundimtare merret në seksionin “të dorëzuara”. Në raste të veçanta Administrata Tatimore mund të kërkojë edhe dokumentacion shtesë.

Për të përfituar nga skema fermeri duhet të jetë i regjistruar me NIPT, pa detyrim për deklarim periodik të TVSH-së dhe me qarkullim vjetor nën kufirin ligjor për regjistrimin si tatimpagues i TVSH-së. Aktualisht kufiri është deri në 10 milionë lekë mbi të cilin fermeri detyrohet të regjistrohet si subjekt i TVSH-së.

Autoritetet theksojnë se aplikimi bllokohet nëse fermeri është i regjistruar me TVSH, nuk zgjedh autofaturat e sistemit, nuk plotëson të dhënat bankare, është me status pasiv ose aplikon jashtë afatit. Qëllimi i skemës është të kompensojë TVSH-në e paguar për inputet bujqësore si plehrat kimike, farat dhe fidanët duke ulur kostot e prodhimit dhe duke nxitur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds