Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të mërkurë në rrugën kombëtare Lushnjë- Berat në afërsi të fshatit Çukas. Një automjet është përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe ka përfunduar i përmbysur në rrugë. Pasagjerët mes tyre tre fëmijë kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmën mjekësore. Pas ambulancës në vendngjarje erdhi dhe policia e qarkullimit rrugor e cila po disiplinon trafikun e rënduar dhe njëkohësisht po kryen veprimet e para hetimore.

Të lënduarit në spitalin e Lushnjës sipas bluzave të bardha nuk kanë rrezik për jetën.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me barrierën anësore e më pas ka përfunduar duke u rrotulluar disa herë dhe ka ndaluar përmbys në rrugë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds