Në kishën katolike të shenjtërve Pjetri dhe Pali në Lushnjë këtë të enjte është mbajtur një meshë përshpirtjeje për nder të Papa Françeskut. Meshën e drejtoi don Pavlini i cili theksoi se ndarja nga jeta e përkohshme dhe kalimi në jetën e përhershme të Papa Françeskut ndodhi një ditë pas festimit të Pashkëve dhe Zoti e thirri që t’i bashkohej.
Ndërkohë besimtarët e shumtë që morën pjesë në këtë meshë, ndezën qirinj pranë portretit të Papa Françeskut dhe u lutën për Të.