Aksident ku u përfshinë tre automjeteve në autostradë Lushnjë Fier tek Kryqëzimi i Pushimit të Shoferit. Ndonëse janë përfshirë tre automjete në aksident ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk pa pasur pasoja për drejtuesit e tyre. Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu të qarkullimit që kanë dokumentuar ngjarjen dhe kanë ndihmuar në shkarkimin e trafikut. Ka mjaftuar vetëm ky episod që në autostradë të krijohen radhë të gjata kilometrike automjetesh. Për minuta të tëra drejtuesit e mjeteve që lëvizin në autostradë kanë pritur për të kaluar në këtë nyje kaq të rëndësishme kombëtare. Pika të zeza në trafikun rrugor mbeten jo vetëm ky kryqëzim por edhe disa të tjerë në autostradë dhe ky është vetëm fillimi i sezonit veror, ku edhe këtë verë pritet sërish qarkullim i lartë mjetesh në autostradë. Sado masa të marri policia e qarkullimit rrugor e cila ka rritur intensitetin e veprimeve të saj në akset rrugore, këto do të ishin të pamjaftueshme nëse nuk shoqërohen me vëmendje të shtuar të drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë nëpër rrugë. Kryesore pra mbetet dhe duhet të jetë vëmedja dhe përqëndrimi i drejtuesve të mjeteve dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.