Dy aksidente përgjakën rrugët e Lushnjës të dielën me 9 të plagosur. Në bay passin e Lushnjës, në autostradë mjeti tip range Rover është përplasur me barrierën e hekurt anësore dhe ka marrë flakë. Zjarrfikësit në vendngjarje shuan flakët dhe bën të mundur nxjerrjen nga mjeti 5 persona të lënduar, dy në gjendje të rëndë të cilët u transportuan me ambulancat në spital. Nga spitali mësohet se dy personat nuk janë në rrezik për jetën. Shkak për përplasjen dyshohet të jetë bërë shpejtësia mbi normën e lejuar dhe lagështia në rrugë. Policia po heton shkaqet e aksidentit.

Aksidenti i dytë ndodhi në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës. Tre mjete u përplasën në seri por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Katër persona janë transportuar në spitalin e Lushnjes për ekzaminime shëndetësore. Sipas të dhënave të para dyshohet se një prej mjeteve  ka përplasur mjetin që ishte para tij në pamundësi të frenonte për shkak të lagështirës, por edhe ky u përplas nga pas nga një tjetër mjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds