Paraditen e sotme u mbajt Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak për muajin shkurt në bashkinë e Lushnjës. Mbledhjen e nisi kryetari i keshillit zoti Erjet Dhima i cili parashtorj pikat e rendit te dites .
Disa nga pikat kryesore të rendit të ditës ishin:
Projekt-vendimi mbi miratimin e listës së subvencionimit të qirasë për familjet e pastreha që banojnë me qera në tregun e lirë.
Projekt-vendim për një shtesë në V.K.B-në nr.13 datë 29.02.2024.Per miratimin rrethqytetas të trasportit të udhëtarëve.
Projekt-vendim pika 6 dhe 7 mbi miratimin e dhënies së ndihmës financiare të dy zgjonjave Eglantina Mezini dhe Alketa Marku banesat e të cilave janë dëmtuar nga zjarri në lagjen “Kadri Qystri”,Njësia Administrative nr,01.
Projekt –vendim për miratimin e raportit vjetor të konsoliduar mbi monitorimin dhe zbatimin e buxhetit të vitit 2024. Etj
Diskutime pati për miratimin rrethqytetas të transportit të udhëtarëve,si dhe për dhënien e ndihmës financiare të dy zonjave shtëpitë e të cilave u dogjën nga zjarri.
Nga ana tjetër diskutime pati edhe për propozimin për trasferimin në pronësi të bashkisë Lushnjë ,lagja “kongresi i Lushnjës” me emërtimin “Nënprefektura Lushnjë”me siperfaqe 330 m katror në inventarin e provave të paluajtshme publike shtetërore të miratuara me V.K.M.