Tërmeti i disa viteve më parë përveç banesave të shumta ,bizneseve e të tjera, ka dëmtuar edhe murin mbrojtës të manastirit të Shën Mërisë në Adrenicë të Lushnjes. Duke nisur nga rëndësia e këtij objekti kulti më i vjetri në zonën e myzeqesë dhe interesimin e bashkisë Lushnje, së fundmi instituti i monumenteve të tradhëgimisë kulturore ka çelur një fond për rikonstruksionin e manastirit. 4.7 milionë lekë do të përdoren për të bërë rikonstruksjone në manastirin e Shën Mërisë.
Specialistët kanë menduar në radhë të parë përforcimin e murit mbajtës i cili është dëmtuar nga tërmeti, vendosjen e pilotave natyrale duke mbjellë pemë tip selvi, shtrimin me pllaka të dyshemeve që aktualisht janë me beton, riparimin e brëndshëm të dhomave sipas modelit Bizantin të kishës, mureve të plasaritur dhe gjithçka tjetër për t’a kthyer në identitet. Përveç këtyre punimeve është menduar edhe spërkatja e ambjenteve të jashtme me qëllim eleminimin e barit.
Manastiri i Ardenicës është objekti i dytë i kultit i cili po rikonstruktohet këtë periudhë pasi prej dy javësh vazhdon puna për rikonstruksionin e kishës Fjetja e Shën Mërisë në Bishqethëm, edhe ky monument kulturor i kategorisë së parë që daton i ndërtuar rreth vitit 1198.
Shpresojmë që fatin e këtyre dy objekteve të kultit t’a ketë edhe kisha e Shën Todrit në Kadipashaj, për të cilën specialistët kanë dhënë alarmin pasi po shkon drejt rrënimit.
Rikonstruksioni i Manastirit të Ardenicës, kishës Fjetja e Shën Mërisë në Bishqethëm dhe kishës së Shën Todrit në Kadipashaj por edhe monumenteve të tjera historike përveç përmirësimit të objekteve do të shërbejë edhe në shtimin e numrit të turistëve të cilët janë të interesuar së tepërmi për historinë dhe arkeologjinë e trevës së Myzeqesë e cila prej vitesh është lënë në harresë teksa së fundmi po sheh dritë.