Në QKF ditën e sotme  u oraganizua ceremonia e dhenies së çertifikatave për fituesit e vegjël në kampionatit e 16-të të shahut për vajza dhe djem nga shkollat 9-vjeçare të bashkisë Lushnjë.

Në këtë garë u përfshin nxënës nga 10-të shkolla me nga 8 nxënës secila të ndarë në 4 vajza dhe 4 djem.

Fituesit e këtij kampionati morën çertifikata vlerësimi  si dhe të gjitha shkollat nxënësit e të cilave morën pjesë në këtë garë u falenderuan me çertifikata pjesmarjeje.

Nga cikli i lartë, garën midis vajzave e fitoj Amaris Lufta nga shkolla “Skënder Libohova”,ndërsa garën midis djemve e fitoi Uelsi Manoku  po  nga shkolla “Skender Libohova”.

Ndërsa përsa i përket ciklit të ulët garën midis vajzave e fitoi Gatalea Bejko dhe garën midis djemve e fitoi Giseo Bejko të dy  nga shkoll “Skënder Libohova”.

Drejtori i QKF falenderon të gjithë pjesmarrësit dhe bashkinë  për mbështetjen e saj në çdo aktivitet te organizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds