Kreu i Grupit Parlamentar të Parisë Socialiste, Taulant Balla ka prezantuar në Kuvend se çfarë përmban marrëveshja e huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA, për financim të jashtëm ushtarak. Balla bëri me dije se ky financim bëri me dije se ky financim arrin vlerën prej 320 milionë dollarësh, dhe se do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura.

“Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë, me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare të vendit që konfirmon fuqishëm marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me SHBA-të. Është dëshmi konkrete e besimit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Shqipëria ka një angazhim të shtuar në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Shqipëria mbështet objektivin e ri për të arritur objektivin 5% të NATO-s. Siguria dhe mbrojtja janë prioritete strategjike. Ky financim do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura, pajijsje dhe shërbime të mbrojtjes sipas standardeve më të larta të NATO-s. Financimi do të disbursohet gradualisht sipas nevojave konkrete të Ministrisë së Mbrojtjes. Shqipëria do të ketë 48 muaj për aktivizimin e fondeve, afat deri në 12 muaj. Çdo përdorim i fondeve do të miratohet nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes duke garantuar transparencë të plotë”, tha Balla.

Në fund të fjalës së tij, Balla sulmoi dhe protestuesit jashtë Kuvendit, duke i quajtur ata sorra dhe korba. 

Sorrat dhe korbat le të vazhdojnë të bërtasin shqiponja bashkë me flamingot do të vazhdojnë të punjnë për Shqipërinë”, tha Balla./Dosja.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds