Hapja zyrtare e sezonit turistik në Divjakë është kthyer në një traditë festive. Muzikë, sport, gatime tradicionale të zonës, ekspozitë makinash Retro, këngëtarë vendas e të ftuar, përcollën një atmosferë të ngrohtë festive këtë ditë të fundit të majit. Bizneset që operojnë brenda territorit të parkut për të përballuar kërkesat e turizmit, kanë rritur cilësinë e shërbimeve dhe kanë shtuar kapacitet e hoteleve. Për ofertën e këtij viti bizneset ofrojnë,ushqimet me bazë peshkun e freskët të lagunës dhe çmimet më të lira se në çdo vend tjetër bregdetar.
Për shkak të hapësirës së madhe të rërës këtë vit zona e plazhit është ngushtuar. Sipas Kryetarit të Bashkisë Divjakë, pritet dyfishim i turistëve krahasuar me një vit më parë.
Divjaka vizitohet gjatë gjithë vitit nga turistë të shumtë.