Mbrëmjen e sotme mbahet gjysmëfinalja e parë e Eurovision Song Contest 2026, duke rikthyer vëmendjen e gjithë Europës te spektakli më i madh muzikor i kontinentit.

Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Alis Kallaçi, i cili do të ngjitet në skenë më 14 maj, me këngën Nan. Performanca e tij pritet të sjellë emocione të forta, interpretim vokal të veçantë dhe një atmosferë mjaft prekëse artistike.

Ndërkohë, delegacioni shqiptar ka mbërritur tashmë në Vjenë, për të qenë pranë artistit në prag të natës së madhe të kompeticionit.

Në gjysmëfinalen e sotme do të performojnë 15 shtete pjesëmarrëse, por vetëm 10 prej tyre do të arrijnë të sigurojnë një vend në finalen e madhe.

Ndërkohë, në finale kanë kaluar automatikisht Austria si vend organizator, si edhe vendet si Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Edhe këtë edicion, Eurovizioni është shoqëruar me polemika. Pjesëmarrja e Izraelit ka nxitur reagime dhe thirrje për bojkot nga disa vende, duke sjellë debat politik në një ngjarje që tradicionalisht lidhet me muzikën dhe argëtimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds