Center L to R: Jimmy Gonzales is Cepheus, Matt Damon is Odysseus and Himesh Patel is Eurylochus in THE ODYSSEY, written, produced, and directed by Christopher Nolan.

Etnomuzikologu Vasil Sofokli Tole ka reaguar pas premierës së filmit “Odiseja”, duke bërë të ditur se ka qenë pjesë e punës kërkimore për kolonën zanore të këtij produksioni.

Përmes një postimi në Facebook, Tole shpreh mirënjohjen për kompozitorin e filmit, Ludwig Göransson, fitues i çmimit Oscar për muzikën e filmit “Oppenheimer”, i cili, sipas tij, e përfshiu në grupin e ekspertëve për studimin e traditave muzikore të përdorura në realizimin e kolonës zanore.

Në reagimin e tij, ai vlerëson qasjen e regjisorit Christopher Nolan dhe talentin e Göransson, duke theksuar se interesi i tyre u shtri edhe te traditat shumëshekullore të muzikës shqiptare, veçanërisht te trashëgimia vokale e Labërisë dhe Toskërisë.

Tole e cilësoi këtë si një moment të rëndësishëm për promovimin e muzikës shqiptare në një prej produksioneve më të mëdha të kinematografisë botërore.

Postimi i plotë:

“Tani që premiera e filmit madhështor ODISEJA u krye, kam një falenderim për të bërë për kompozitorin e muzikës së kësaj filmi z. LUDWIG GORANSON, i cili më bëri pjesë të grupit të njohurive të muzikës në këtë film.

Qasja e regjisorit Nolan dhe talenti i pacak iz Goransson (fitues i çmimit të OSKAR për muzikën e filmit OPENHAJMER), bëri që vëmendja e tij të natyrshme të kthehej edhe nga traditat muzikore të mijravjeçare të popullit tonë, të Labërisë dhe të Toskërisë, vokale dhe instrumentale.

Padyshim, përfshirja e tire në muzikën e filmit (muzika e interpretuar nga fyejt e Gramshit, grupi i Djemve të Delvinës dhe fyelltari Vendim Kapaj-Vlorë), janë një konfirmim i vlerave të mira të muzikës artistike të popullit tonë. Përgëzime të Goranëve ustallarëve tanë janë ata që kanë thënë për këtë Homerik!”, shkruan Tole.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds