Festa e grurit, një festë tradicionale myqeqare, keté vit ka festuar edicionin e 7-të të saj. Aktiviteti është zhvilluar pasditen e djeshme në Pojan të Fierit, në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë. Kjo festë ka një domethënie të veçantë ka pohuar drejtoresha e Artit dhe Kulturës pranê Bashkisë Fier, Diana Mile, pasi është një trashëgimi mijëvjeçare.

Banorë të zonës , të ftuar, fermerë, vizitorë vendas e të huaj iu bashkuan gëzimit të festës të kthyer në traditë.

Nënkryetari i furrave të bukës dhe pastiçerive Petro Kulas, ka pohuar se prodhimi i grurit këtë vit jo vetëm që është shumë i pakët, por ka probleme edhe me cilësinë sepse i mungon shërbimi,  ndaj fermerët duhen ndihmuar nga shteti, në mënyrë që gjithë furrat e vendit të bazohen te prodhimi vendas.

Ndërsa për Kryebashkiakun Armando Subashi, kjo festë tashmë ka marrë përmasa kombëtare.

Festa u harmonizua me ekspozitën e gatimeve tradicionale, me panairin me prodhime të grurit tê ri, me paradën e mjeteve të mekanikës bujqësore dhe muzikës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds