Batha po kthehet në një alternativë për fermerët e Myzeqesë, veçanërisht në zonën e Tërbufit, për të shfrytëzuar tokat e lëna djerrë nga rënia e sipërfaqeve të mbjella me grurë. Nga 12 mijë hektarë që mbilleshin me grurë, vitin e kaluar sipërfaqja zbriti në vetëm 2300 hektarë, ndërsa këtë vit pritet një tjetër rënie, për shkak të mungesës së tregut, konkurrencës rajonale dhe kostove të larta.

Prej dy javësh ka nisur mbjellja e bathës, e cila përdoret në industrinë ushqimore dhe konsumohet edhe si bishtajë e njomë. Fermerët e shohin si kulturë me leverdi, pasi prodhimi sigurohet për eksport dhe tregun vendas, ndërsa kostoja e kultivimit për hektar është 25% më e ulët se ajo e grurit.

Edhe sipas drejtuesit të AREB Lushnjë Ferdinand Shani ndryshimet klimatike, tkurrja e sipërfaqeve të mbjella me grurë dhe faktorë të tjerë po ndikojnë në rritjen e interesit të fermerëve për kultivimin e bathës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds