Gratë përbëjnë rreth 51% të popullsisë amerikane, por vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në politikë. Aktualisht, ato zënë vetëm 28,4% të vendeve në Kongres dhe 14 nga 50 postet e guvernatorëve.

Zgjedhjet e 3 nëntorit mund të sjellin përparime të reja historike në përfaqësimin e tyre, thotë DW. Media e njohur gjermane citon eksperten Kelly Dittmar ta lidhë këtë pabarazi me pengesat strukturore, kostot e larta të fushatave, qasjen më të kufizuar të grave te donatorët e mëdhenj dhe stereotipet gjinore.

Gjithashtu, drejtuesit politikë meshkuj kanë prirjen të rekrutojnë më shumë kandidatë burra. Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratet janë dukshëm më të shumta se ato republikane: aty numërohen 95 gra demokrate kundrejt 30 republikaneve.

Edhe në Senat gratë zënë vetëm 27% të vendeve, pasi garat për këtë institucion kërkojnë më shumë financime dhe mundësi më të kufizuara kandidimi.

Një nga kandidaturat që mund të hyjë në histori është demokratja Peggy Flanagan në Minesota, e cila, nëse fiton, do të bëhet gruaja e parë autoktone amerikane e zgjedhur në Senat. Edhe garat për guvernatore mund të sjellin zhvillime historike.

Në Minesota kandidon Amy Klobuchar, ndërsa në Xhorxhia Keisha Lance Bottoms synon të bëhet guvernatorja e parë afrikano-amerikane në historinë e shtetit.

Kjo e fundit mbështetet nga ish-presidenti Barack Obama, ndërsa kandidati republikan Rick Jackson nga Donald Trump. Në thelb, këto zgjedhje përfaqësojnë një mundësi të rëndësishme për rritjen e përfaqësimit të grave në politikën amerikane.

Rezultatet do të tregojnë nëse gratë do të arrijnë të thyejnë barriera historike dhe të fitojnë më shumë pozita në Kongres dhe në drejtimin e shteteve amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds