Sot është bërë prezantimi dhe marrja zyrtare e detyrës nga Drejtori i ri i spitalit “Ihsan Çabej” në Lushnjë, Denis Korreshi. Ai vjen në këtë detyrë pas eksperiencës së mëparshme si Drejtor i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.
Në ceremoninë e prezantimit u vlerësua roli i institucionit në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, ndërsa u theksua rëndësia e vijimësisë së punës dhe përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve spitalore.
Ishdrejtori Roland Ziu bëri një përmbledhje të punës së realizuar në spital dhe u shpreh se beson që drejtimi i ri do të vijojë me përkushtim dhe do të sjellë rezultate pozitive në institucion dhe falënderoi stafin mjekësor dhe administrativ për bashkëpunimin gjatë periudhës së drejtimit të tij.
Nga ana e tij Denis Korreshi u shpreh i angazhuar për të vijuar punën në drejtim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe forcimit të organizimit të brendshëm të spitalit duke vënë theksin te bashkëpunimi me stafin dhe rritja e cilësisë së kujdesit ndaj pacientëve.
Alba Bejo ka zëvendësuar Denis Korreshin pas largimit të tij.
