Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme pranë kryqëzimit të njohur si “Pushimi i Shoferit”.

Një automjet tip “Benz” është përplasur me një biçikletë, duke shkaktuar dëmtimin e drejtuesit të saj.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, ndërsa drejtuesi i biçikletës, i identifikuar si Josif Pane, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Lushnjës.

Sipas bluzave të bardha, Pane ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe ekspertët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.

Për momentin, nuk bëhen të ditura të tjera detaje mbi dinamikën e aksidentit, ndërsa pritet përfundimi i veprimeve hetimore nga autoritetet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds