Nisi zyrtarisht viti i ri shkollor 2026–2027 për 6,937 nxënës të Bashkisë Lushnjë, nga të cilët 522 ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Numri i nxënësve në klasat e 10-ta është 495. Për vitin shkollor 2026–2027 janë regjistruar 298 nxënës më shumë krahasuar me vitin 2025–2026, por vihet re një rritje e numrit të nxënësve në klasat e para dhe një ulje në klasat e 10-ta.

Pas pushimeve verore, nxënësit rikthehen në bankat e shkollës, ndërsa për fëmijët që nisin klasën e parë, kjo ditë shënon hapin e parë në rrugëtimin e tyre arsimor.

Në këtë ditë të parë të vitit shkollor Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Arta Dhamo ka përcjellë një mesazh urimi për nxënësit e Lushnjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds