Kanë nisur pagesat për fermerët përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026. Sipas AZHBR-së, pagesat po kryhen për aplikantët që kanë përmbushur kriteret dhe kanë kaluar me sukses kontrollet administrative dhe në terren.
Interesi për skemën ka qenë i lartë këtë vit, me 42 mijë e 728 aplikime në rang vendi. Qarku i Fierit, ku përfshihet edhe Lushnja ka regjistruar numrin më të lartë të aplikantëve.
Edhe fermerët e Lushnjës dhe Divjakës janë informuar nga specialistët e AZHBR-së për kriteret dhe masat e mbështetjes. Skema e këtij viti përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimesh, mes tyre mbështetje për blegtorinë, bletarinë, fermat organike, sipërfaqet e mbjella, fermerët e rinj, ndërtimin e staneve dhe mekanizimin e bujqësisë.
