Teatri i Kukullave me premierën ekskluzive të Teatrit Lëvizës: “Aventurat e Winnie Pooh” ka ndaluar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjës gjatë turit të tij artistik nëpër Shqipëri.

Shfaqja plot ngjyra, humor dhe muzikë e frymëzuar nga personazhet e dashur të fëmijëve u ndoq nga dhjetëra fëmijë dhe familjarë në sheshin përpara Bashkisë.

Me kukullat që flisnin, këndonin, kërcenin dhe sillnin në skenë aventura të paharrueshme shfaqja përcolli mesazhe miqësie, dashurie dhe bashkëpunimi.

Për rreth një orë, aktorët krijuan një atmosferë emocionuese dhe entuziaste duke përfshinë në mënyrë aktive gjatë interpretimit publikun më të dashur, fëmijët.

Organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e organizimit të aktiviteteve kulturore në hapësirat publike gjatë sezonit veror.

Premiera e “Aventurat e Winnie Pooh” i dha gjallëri qendrës së qytetit, duke u shndërruar mbrëmjen e verës në një festë të vërtetë arti dhe imagjinate për fëmijët, por dhe një tjetër aktivitet që pasuron jetën artistike e kulturore të Lushnjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds