Koncerti “Netë Vere dhe Muzikë”, një mbrëmje plot energji, muzikë live dhe argëtim për të gjithë u organizua  mbrëmjen e së hënës, në “Sheshin e Qytetarëve”nga Qendra e Artit “Vaçe Zela”, me mbështetjen e Bashkisë, në kuadër të aktiviteteve verore.

Në skenë u ngjitën këngëtarët dhe artistët më të njohur të qytetit Ani Myzeqarja, Valbona Hekurani, Ergita Bahja, Gëzim Xhaxhai, Nikoleta Mati, Servet Jeshili dhe Andrea Nasto të cilët sollën për publikun një repertor të larmishëm me këngë të njohura.

Atmosfera u ndez edhe më shumë me ngjitjen në skenë të këngëtares së njohur Era Rusi. E pritur me duartrokitje nga qindra qytetarë, ajo interpretoi disa prej hiteve të saj më të njohura, duke krijuar një atmosferë festive ku publiku këndoi dhe vallëzoi së bashku me artisten.

Pjesë e mbrëmjes artistike ishin edhe grupet e valleve të cilat sollën koreografi dhe valle tradicionale duke i dhënë edhe më shumë ngjyra koncertit.

Koncerti u ndoq nga qindra qytetarë, të cilët duartrokitën artistët gjatë gjithë mbrëmjes, duke e kthyer “Netë Vere dhe Muzikë” në një tjetër aktivitet të suksesshëm të kalendarit veror në Lushnjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds