Prokuroria e Posaçme ka zgjatur edhe me tre muaj të tjerë afatin e hetimeve për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila dyshohet për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje barazie ne tendera në disa episode. Një burim pranë SPAK konfirmoi për News24 se të mërkurën janë thirrur Erald Elezi ish –drejtori i KESH dhe Gentian Gjyli, ish-drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, të dy të besuar të Belinda Ballukut, të cilëve pritet t’iu komunikimet vendimi për zgjatjen e afateve.

Sipas ligjit, afatet janë zgjatur edhe me 3 muaj të tjerë, pasi prokurorët e posaçëm, argumentojnë në vendin, se iu nevojitet kohë për të kryer veprime të tjera hetimore, në funksion të çështjes, që konsiderohet komplekse, për shkak se bëhet fjalë për një numër të larta tenderash që janë duke u verifikuar.

Belinda Balluku është e pandehur nga SPAK për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për të gjitha lotet e unazës së Madhe të Tiranës. së fuhdmi ndaj saj janë ngritur edhe akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave si dhe I është sekuestruar një vilë luksoze në Dhërmi, që SPAK dyshon se është pasuri e fshehur e saj që e ka përfituar rryshfet kur drejtonte ALbcontrol.

Ndaj ish-ministres së Infrastrukturës janë në fuqi dy masa sigurie; ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve. Kërkesa e SPAK për leje për ta arrestuar Ballukun u rrëzua nga mazhoranca me shumë votash. Pas ngritjes së akuzave të reja për të, Prokuroria e Posaçme ende nuk ka një vendim nëse do ti drejtohet sërish Kuvendit me kërkesë për leje për të arrestuar ish-numrin dy të qeverisë shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds