Edhe kjo javë ka nisur me njëaksident të rëndë në autostradën Lushnjë- Rrogozhinë, në fshatin Zhamë Sektor.

Një automjet tip fuoristradë ka përplasur Bajame Ramazanin, 75 vjeçe që kalonte autostradën nga njëra anë në tjetrën për të shkuar tek tokat duke kaluar dhe mbi trafikndarësen e autostradës, vetëm 50 metra larg mbikalimit!

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe e moshuara është transportuar në gjendje kritike për jetën nga ambulanca në spitalin e Lushnjës, ku është nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të disiplinuar trafikun ndërsa është ndaluar drejtuesi i fuoristradës deri në sqarimin e rrethanave.

Sipas të dhënave të para 75 vjeçarja banore e Zhamë Sektor kalonte autostradën për të shkuar tek pronat nga ana tjetër e autostradës.

Aksi Lushnjë–Rrogozhinë mbetet një nga segmentet rrugore ku regjistrohen shpesh aksidente me këmbësorë. Ndonëse në hyrje të fshatrave janë ndërtuar mbikalime për kalimin e sigurt, shumë banorë vijojnë të kalojnë autostradën në mënyrë të paligjshme duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre dhe duke rritur rrezikun e aksidenteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds