Zjarri ka përfshirë një banesë në fshatin Krutje e Sipërme rreth orës 11.45, ku jetonte i vetëm Filip Shani. Si pasojë e temperaturave të larta flakët kanë përfshirë plotësisht aneksin e një banese dy katëshe duke djegur të gjitha orenditë shtëpiake që ndodheshin brenda tij.
Dy mjete të zjarrfikësve të Lushnjës kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në banesat përrreth të cilat ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit.
Në vendngjarje përveç shërbimeve zjarrfikësve kanë qenë dhe shërbimet e policisë së komisariatit Lushnjë të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarri që mund të merrte përmasa katastrofike. Dyshohet paraprakisht se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Sipas deklarimeve të Filip Shanit për policinë, ai ka vënë re flakët pak minuta pasi kishte dal nga aneksi duke njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.
