Stina e verës është e njohur për motin e nxehtë dhe ditët e gjata. Edhe pse e duam ngrohtësinë e verës mundohemi të gjejmë mënyra për t’u freskuar që t’i përballojmë sa më mirë këto temperatura të larta.  

Bashkia e Lushnjës në bashkëpunim edhe me Policinë prej disa vitesh ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nga poliklinika deri në qendër për muajt e verës, nga ora 7:00 deri në 10:00, në mënyrë që qytetarët lushnjarë të shëtisin lirshëm në ajrin e freskët të mbrëmjes në bulevard. Një zgjidhje origjinale për të përballuar nxehtësinë e verës dhe ditën e gjatë.  

Shëtitjet e verës në bulevardin pa mjete kanë filluar dje. Qytetarët të qetësuar nga rreziku i makinave i lenë fëmijët të vrapojnë e të luajnë lirshëm në lulishte, por edhe në bulevard.

Shëtitja e mbrëmjes është edhe një vendtakim ku qytetarët takohen me njëri-tjetrin, pasi aktivitetet e shumta të ditës i mbajnë larg shoqërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds