Bashkia e Lushnjës ka ndaluar punën për ndërtimin e rampave në qytet, të cilat mundësojnë lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar që përdorin karroca apo edhe të karrocave të fëmijëve.
Në televizionin tonë transmetuam para dy javësh lajmin që punonjësit e Bashkisë po vendosnin rampa në disa rrugë të qytet, pas kërkesave të shumta të personave me aftësi të kufizuar. Por puna ka ndaluar pas vendosjes së tyre vetëm në dy kryqëzime, tek gjimnazi “18 Tetori” dhe tek Posta e Vjetër, madje edhe këtu nuk u vendosen të gjitha rampat që duheshin për lëvizjen komode të personave me aftësi të kufizuar që përdorin karroca apo edhe të karrocave të fëmijëve.
Qytetarët janë të pakënaqur me lënien në gjysmë të punës nga ana e bashkisë, por edhe me cilësinë e rampave të vendosura.
Nuk janë të përdorshme, jemi penguar dhe rrëzuar nga ato, thonë qytetarët.