Kurban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në mbarë botën, festa tjetër është Fiter Bajrami.
“Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe do të thotë “Festa e Flijimit”, ku sipas traditës islame, Ibrahimi flijoi djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit, para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.
Sot është dita para festës së Kurban Bajramit dhe është dita me e mirë e vitit për të agjëruar dhe për t’u lutur, tha Myftiu i rrethit Lushnjë Gramos Blliku në një mesazh paqeje dhe dashurie drejtuar besimtarëve myslimanë lushnjarë.
Myftiu shprehu urimet më të përzemërta për festën e Kurban Bajramit. Është festa e sakrificës dhe e dashurisë, festa ku për dashurinë hyjnore, sakrifikohet dashuria njerëzore.