1 Qershori është festa ndërkombëtare e fëmijëve të të gjitha moshave të cilët kërkojnë që këtë ditë të jenë të lumtur dhe ta festojnë së bashku me prindërit 1 Qershori është jo vetëm një ditë festive, por edhe një ditë për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët shprehen lirshëm për të thënë të drejtat e tyre.

1 Qershori është i mbushur me aktivitete të larmishme nga të gjithë fëmijët, në të gjitha qytetet.

Në shkollën jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” vogëlushët së bashku me edukatoret organizuan një aktivitet me këngë, valle dhe recitime, ku ishin të pranishëm prindërit. Kjo ditë lumturoi prinderit kur panë fëmijët me buzëqeshjen e tyre të ëmbël

Buzëqeshjet, entuziazmi i fëmijëve emocionoi edhe edukatoret të cilat u shprehën se ishin krenare për ta.

Dita e Fëmijëve është vendosur me 1 Qershor, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds