Qendra Kulturore e Fëmijëve mbrëmjen e djeshme me rastin e 1 qershorit zhvilloi një koncert festiv në sheshin para bashkisë. Artistët e vegjël interpretuan këngë për 1 Qershorin dhe disa kolazhe me këngë të huaja.

Gjithashtu pjesë e koncertit ishin edhe vallet popullore dhe kërcime aerobike të performuara me hijeshi nga fëmijët e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve.

Koncerti u ndoq nga fëmijë, prindër, qytetarë të shumtë dhe përfaqësues nga pushteti vendor. Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa uroi fëmijët “Gëzuar 1 Qershorin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds