Ceremonia e diplomimit për maturantët e shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” u organizua në ambientet e shkollës. Pas 12 vitesh shkollim, bashkë me prindërit dhe mësuesit që kanë përjetuar me ta ngarkesën e këtyre viteve, maturantët ndjehen krenar që e mbyllën me sukses këtë etapë. 

Maturantët shprehën mirënjohjen për kohën që kaluan në ambientet e shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” dhe për mësuesit e tyre që i kanë mbështetur me dije dhe këshilla.

Tani maturantët presin me emocion rezultatet e provimeve të maturës, dhe më pas rrugëtimin drejt universiteteve që ata do të zgjedhin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds