Një zjarr masiv ka rënë mesditēn e sotme nē kodrat e Pojanit pranē Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në zonën e Fierit.
Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, flakët kanë përfshirë kryesisht shkurre , bimësi dhe ullishte, ndërsa janē pērhapur me shpejtēsi nē njē sipērfaqe tē gjerē tē favorizuara nga era. Shērbimet zjarrfikēse kanē ndērhyrē menjēherē pēr neutralizimin e flakēve tē cilat kanē shkrumbuar qindra rrēnjē ullinj.
Tē alarmuar banorēt shprehen tē dēshpēruar se zjarret janē tē qēllimshme dhe dēmet tepēr tē mēdha.
Ndērkohē nē vendngjarje kanē mbērritur edhe forcat e policisē tē cilēt po punojnē pēr shoqērimin e personave tē dyshuar pēr zjarrvēnie me pasoja pēr pronēn dhe mjedisin.
