Dy aksidente kanë ndodhur këto dy ditë në Fier.

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Unazën e qytetit të Fierit. Një automjet tip Toyota ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke shkaktuar përplasjen. Ai ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Gjithashtu pasditen e djeshme ka ndodhur një tjetër aksident në bypass-in e Fierit, në segmentin “Mbikalimi i Memorialit”.

Një automjet tip “Opel Astra” ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit.

Në vendngjarje kanë mbërritur Policia dhe ambulanca.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds