Është zhvilluar pasditen e djeshmr me dyer të mbyllura për rreth rreth një orë Asambleja e Partisë Socialiste të Qarkut Fier.

I pranishëm në këtë takim ka qënë dhe Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga strukturat drejtuese lokale të partisë. Sipas burimeve kofidenciale gjatë mbledhjes  kreu i qeverisë ka kërkuar një angazhim më të madh të të gjitha strukturave për të patur një rezultat të thellë në zgjedhjet e 11 Majit ku në Qarkun e Fierit synohet deputeti i 10-të dhe pse jo i 11-të.

Këtë herë situata ka ndryshuar ka thënë Rama duke theksuar se nëse nuk do të ketë një përkushtim më të madh  rezultati mund të jetë befasues , larg pritshmërive.

 Ndër të tjera kryeministri Rama ka vlerësuar me nota pozitive bashkinë e Mallakastrës për punën e bërë me emigrantët , ndërsa ka patur “ rezervat” e tij për bashkinë e Fierit dhe të Roskovecit, ku ka kërkuar më shumë angazhim në kuadër të zgjedhjeve dhe një qasje më afër njerëzve.

Fieri njihet si kryeqytet i socialistëve , ndaj pritshmëritë në këtë qark janë tepër të mëdha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds