Kodrat e fshatit Biçukas në bashkinë e Divjakës, bartin në vetvete thesare arkeologjike të cilat me shumë gjasa tregojnë gjurmë të qytetërimit të hershëm ilir. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore prej disa ditësh ka ngritur një ekspeditë për gërmime në zonën e kishës së Shën Gjergjit. Nga gërmimet e kryera janë gjetur objekte arkeologjike siç janë muret rrethuese të një kishe ku në brendësi të saj janë gjetur monedha të ndryshme, një varr dhe kolona të ndërtimeve të hershme, thotë Mateo Profka Specialist në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore

Në Muzeun Historik të qytetit të Lushnjës, në pavijonin më të rëndësishëm të tij janë ekspozuar objekte arkeologjike të gjetura në periudha të ndryshme kryesisht në Biçukas.

Doktor i shkencave Niko Ferro jep detaje rreth objekteve të gjetura në Biçukas si një ndër zonat me potencial të lartë arkeologjik të cilat përkojnë edhe me zona të afërta si qyteti i Arnisës në Babunjë ku është zbuluar dhe kalorësi apo kalorësja.

Zoti Ferro i bën thirrje institucioneve përkatëse që të kthejnë vëmendjen nga këto zbulime pasi kanë potencial të madh për historinë dhe turizmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds