Klasat e 10-ta të shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” prezantuan sot projektin “Unë buroj nga natyra”.
Me mesazhin “Unë jam pjesë e natyrës dhe ajo jeton përmes meje” nxënësit treguan lidhjen e ngushtë që kanë me natyrën. Me konkretisht këtë lidhje ata e kanë realizuar tek kopshti me produkte bujqësore bio në ambientet e shkollës, për të cilin janë kujdesur vetë.
Të bazuar tek lëndët mësimore dhe të drejtuar nga mësueset e tyre ata përgatitën një prezantim të veçantë, ku ndërthurën historinë gjeologjike të tokës, eksperimentet në kopshtin e tyre dhe krijimet artistike që i lidhin me natyrën.
Mësueset Kristi Dedej dhe Jonida Bardho që drejtuan projektin tregojnë eksperiencën që kaluan së bashku me nxënësit në këtë projekt të bukur.