Kultura e grurit e cila zinte 40 deri në 45% të sipërfaqes totale në zonën e Lushnjës dhe Divjakës është tkurrur në ato përmasa saqë po shkon drejt zhdukjes.

Nga rreth 11 mijë hektarë në 5 vitet e fundit, sipërfaqja e mbjellë këtë vit është 4200 hektarë sipas të dhënave zyrtare në drejtorinë e bujqësisë dhe ushqimit Lushnje.

Shkaqet për uljen e sipërfaqes me këtë kulturë e cila ka qenë mjaft e rëndësishme për ekonomitë e fermerëve janë kosto e lartë e imputeve bujqësore dhe punimeve mekanike e të tjera. Një tjetër faktor është mungesa e tregut pasi nuk grumbullohet më, madje dhe furrat e bukës nuk preferojnë grurin vendas pasi gruri i importit është deri në 50% më i lirë.

Në këto kushte fermerët mbjellin sipërfaqe të vogla për nevojat e familjeve të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds