I nxehti tashmë është mes nesh si një realitet i ri që parashikohet t’na shoqëroj në stinët e verës në vazhdim dhe “I nxehti është në mesin e katastrofave më vdekjeprurëse”, ka thënë Julie Arrighi, një prej autorëve të studimit të Qendrës Klimatike të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe për të nxehtin vdekjeprurës që i gjeti pothuajse të gjitha shoqëritë të papërgatitura.
Kjo e martë është dita e fundit e valës më të nxehtë në Shqipëri. Në Lushnjë termometri shënon mbi 40 gradë celcius. Mosha e tretë, fëmijët dhe të sëmurët janë më të rrezikuarit nga ky i nxehtë.
Pas më shumë se dy javë ferri nga i nxehti parashikohet ulje me 6-7 gradë të temperaturave duke filluar nga e mërkura.
Muaji gusht pritet të ketë temperatura të nxehta, por jo kaq të larta sa i përjetuam këtë korrik.