Një operacion ndërkombëtar i zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet finlandeze çoi në goditjen e një grupi kriminal shqiptar të përfshirë në trafikun e drogës në Finlandë. Sipas prokurorit Alfred Shehu, grupi kishte bazën në disa qytete të Shqipërisë, përfshirë Vlorën, Kuçovën, Beratin dhe Tiranën.

Dy prej drejtuesve kryesorë janë nga Vlora, ndërsa pjesa tjetër e anëtarëve vepronte në zonat përreth Kuçovës dhe Beratit, disa prej tyre jetonin edhe në Tiranë. Përtej aktivitetit kriminal, shumica prej tyre paraqiteshin si qytetarë të lirë dhe zhvillonin aktivitete të ligjshme, me shumë prej tyre që lëviznin jashtë vendit.

Në komunikimin e brendshëm të grupit, anëtarët përdornin aplikacione të koduara si Telegram dhe Signal, duke e bërë komunikimin të sigurt dhe të vështirë për tu ndjekur nga autoritetet. Një përfaqësues i policisë finlandeze theksoi se përdorimi i këtyre platformave është i zakonshëm mes grupeve kriminale moderne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds