Ulja e menjëhershme e temperaturave mund të dëmtoj kryesisht pemët si pjeshkët, kumbullat, kajsitë por edhe kulturat e tjera të arave bostanore. Kultivuesit e shalqinit në zonën e Divjakës, prej vitesh përdorin metoda tradicionale për të ruajtur ndikimin negativ nga ulja e temperaturave duke i mbuluar bimët me tunele plastmasi. Këtë vit, janë mbjellë plot 770 hektarë shalqi, 300 hektarë më shumë dhe prodhimi kryesisht shkon për eksport, ku një kilogram shalqi apo bostan shitet me 50 deri në 70 lekë dhe falë hershmërisë.

Gjithsesi, sipërfaqet e shtuara të këtij viti, në mungesë të kontratave me grumbulluesit, mund të çojnë në efektin e kundërt, atë të rënies së çmimit të shitjes duke krijuar humbje të konsiderueshme fermerëve. Ruajtjen e kulturave nga të ftohtit fermerët këtë vit po e eksperimentojnë edhe në kultura të tjera si patatja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds