Në kronikën e mëparshme në TV 4Plus folëm për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me bostanore nga fermerët e Divjakës. Ndonëse kultivohet nga fermerët në sasi të mëdha, dhe me teknologji të kushtueshme, fermerët ende janë larg të qënurit konkurentë në tregjet rajonale dhe evropiane. Megjithatë fermerët e kësaj zone kanë fituar eksperiencë në kultivimin e bostanorëve si shalqini e pjepri duke i mbjellë në tunele plastmasi, në ujitjen me pika dhe me mulçerizim për të eleminuar barërat e këqija duke bërë që prodhimi i Divjakës të jetë 3 deri në 4 javë më i hershëm sesa zonat e tjera.
Shtimi në masë i sipërfaqeve të mbjella ka edhe anën tjetër të medaljes, pasi mund të krijojë supër prodhim dhe stok që mund të sjellë ulje të çmimit dhe faliment për fermerët. Nënkryetar i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar Ardit Bali, thekson se fermeri nuk subvencionohet nga shteti.