Në projektbuxhetin e vitit 2027 bujqësia nuk parashikohet të marrë një pjesë të madhe nga torta e buxhetit.

Ministria e Financave ka parashikuar se të ardhurat e përgjithshme buxhetore për vitin e ri do të jenë TAB1 907,9 miliardë lekë, ku sektori i prodhimit do të marrë vetëm TAB2  2,19 % të totalit. Saktësisht, vitin e ardhshëm ky sektor parashikohet të marrë 19,9 miliardë lekë, me një financim shtesë 1,1 miliardë lekë.

Por kjo shtesë nuk do të shkojë as në shtimin e subvencioneve për fermerët dhe as në ngritjen e sistemeve të reja laboratorike. 1,1 miliardë lekë mendohet të shkojnë në zëra të tjerë të sektorit, duke nisur nga menaxhimi i administratës, këshillimi bujqësor e infrastruktura e kanaleve kulluese.

Nëse bëjmë një analizë të zërave se ku do të shpërndahen këto para, ajo që bie në sy është se vlera e subvencioneve është tkurrur, TAB3 nga 8.3 miliardë lekë në 6.3 miliardë lekë. I njëjti trend rënës shihet edhe për peshkimin, ku deri para një viti konsiderohej si sektori më i rëndësishëm i bujqësisë, duke i dhënë më tepër para anijeve të peshkimit. Kësaj here parashikohet që mbështetja për peshkimin të përgjysmohet, nga TAB4 7.8 miliardë lekë në 3,4 miliardë lekë.

Nga ana tjetër, fondi mbështetës është rritur për infrastrukturën dhe ujitjet me TAB5 18,7%. Dhe në progres-raportin e Brukselit rekomandohej se Shqipëria duhet të bënte më tepër investime në sigurinë ushqimore dhe laboratorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *