PSG ka barazuar rekordin 26-vjeçar të Barcelonës në Champions Ligë. Skuadra franceze ka shënuar  45 gola në një sezon, po aq sa Barcelona e sezonit 1999-2000.

Një rekord që dukej i paprekshëm për më shumë se një çerek shekulli, tashmë ka një bashkëpronar. PSG ka barazuar rekordin e Barcelonës për numrin më të madh të golave të shënuar në një sezon të Champions League.

Me golin e barazimit të shënuar nga Dembelenë finalen ndaj Arsenalit, parizienët arritën në kuotën e 45 golave, po aq sa Barcelona legjendare e sezonit 1999-2000.

Rekordi i Barcelonës ishte vendosur në një format tjetër të kompeticionit. Skuadra e drejtuar atëherë nga van Gaal realizoi 45 gola në 16 ndeshje, me Rivaldon që udhëhoqi sulmin me 10 gola, ndërsa Patrick Kluivert shtoi 7 dhe Luis Enrique 6. pikërisht Luis Enrique është sot trajneri i PSG-së që barazoi atë rekord historik.

Pas Barcës dhe PSG renditet Bayern Munich me 43 gola në sezonin 2019-20. Po aq gola ka edhe Barcelona e vitit 2024/25 ndërsa bavarezët shfaqen sërish në listë me 43 gola në edicionin 2025-25.

Top 5-çja plotësohet nga Real Madrid me 41 gola në sezonin 2013-14, ndërsa në vendin e gjashtë është Liverpooli i sezonit 2017-18 me 41 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds