Argjentina, Brazili dhe Portugalia kanë zbarkuar në Shtetet e Bashkuara për Botërorin. Të tre kombëtaret kanë nisur menjëherë përgatitjet dhe stërvitjet intensive.

Atmosfera e Botërorit ka filluar zyrtarisht të ndizet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë mbërritur tre nga kombëtaret më të mëdha të futbollit botëror: Argjentina, Brazili dhe Portugalia. Të tre ekipet janë pritur me interes të madh nga tifozët dhe mediat, ndërsa përgatitjet për turneun po hyjnë në fazën përfundimtare.

Argjentina, kampionia në fuqi e Botërorit, ka mbërritur me një grup të plotë lojtarësh dhe me synimin e qartë për të mbrojtur titullin. Ekipi argjentinas duket i fokusuar, ndërsa atmosfera rreth skuadrës është shumë pozitive, me pritshmëri të larta për një tjetër paraqitje të madhe në skenën botërore. Mesi me shokë kanë bërë stërvitjen e parë, teksa entuziazmi në ekip është i lartë.

Në shba ka mbërritur edhe Brazili. Selecao shkon në këtë botëror me një skuadër të rinovuar, por të mbushur me talente të mëdha. “Seleçao” shihet si një nga favoritët e turneut, ndërsa objektivi mbetet, rikthimi te titulli botëror pas një periudhe të gjatë pritjeje.

Ndërkohë edhe Portugalia ka zbarkuar me ambicie të mëdha, duke kombinuar përvojën dhe talentin e brezit të ri. Skuadra portugeze synon të shkojë sa më larg në këtë Botëror, duke u konsideruar një kundërshtar i fortë për çdo ekip që do të përballet me të.

Stadiumet, tifozët dhe organizimi janë gati për spektaklin që do të nisë më 11 qershor. Tani vëmendja është e gjitha në fushë, ku Argjentina, Brazili dhe Portugalia do të kërkojnë të lënë gjurmë në historinë e Botërorit. Ndërkaq, më herët kishin mbërritur edhe skuadra të tjera pretentende. Anglia, spanja dhe franca kanë nisur përgatitjet për kupën e botës në SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds