Eshtë publikuar progres-raporti i Komisionit Evropian për anëtarësimin e vendeve kandidate në union, përfshirë dhe Shqipërinë, ndaj kësaj të fundit ka kushte të panegociushme siç janë lufta ndaj drogës, krimit të organizuar dhe sindimi i ligjit.

Në raport Shqipëria pret të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2030, por vendi nuk mund të ketë asnjë avancim drejt BE, pa luftë kundër krimit të organizuar dhe zbatimit të ligjit.

Përfundimet e draftit, përcaktojnë se prioritet i menjëhershëm është përmbushja e objektivave afatshkurtra, që lidhen me sundimin e ligjit dhe forcimi i përpjekjeve për të hetuar trafikun e drogës dhe për të shpërbërë grupet kriminale. 

DETYRAT

Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet në veçanti:

– të fillojë zbatimin e strategjisë së re të administratës publike dhe të rishikojë efektivitetin e strukturave të monitorimit aktuale;

– të kufizojë përdorimin e akteve normative për rishikime buxhetore dhe të rikthehet në procedurat e rregullta;

– të miratojë dhe zbatojë një kuadër të ri ligjor për shërbimin civil, që përfshin rregulla të përmirësuara për rekrutimin, promovimin dhe shkarkimin me bazë merite, veçanërisht në nivelet e larta, dhe të rinisë automatizimin e sistemit të pagave;

– të miratojë dhe zbatojë legjislacion të rishikuar që rregullon tipologjinë dhe kriteret për krijimin e institucioneve vartëse dhe që qartëson linjat e përgjegjësisë.

REFORMA ZGJEDHORE DHE INSTITUCIONET DEMOKRATIKE

Të përfundohet reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Të forcohet mbikëqyrja parlamentare ndaj ekzekutivit dhe të shmanget politizimi i emërimeve në institucionet e pavarura.

Të sigurohen konsultime publike efektive dhe dialog politik gjithëpërfshirës.

Të përmirësohet ndarja e kompetencave mes qeverisjes qendrore dhe vendore dhe të forcohet transparenca e vendimmarrjes

2. REFORMA E ADMINISTRATËS PUBLIKE

Të zbatohet Strategjia e re e Reformës në Administratën Publike 2025–2030.

Të kufizohet përdorimi i akteve normative për ndryshime buxhetore dhe të kthehet në procesin e rregullt ligjor.

Të miratohet kuadri i ri ligjor për shërbimin civil, me theks në rekrutime dhe promovime me bazë merite.

Të modernizohet sistemi i pagave dhe të qartësohen linjat e përgjegjësisë midis institucioneve

QEVERISJA FINANCIARE DHE MBROJTJA E FONDEVE TË BE-SË

Të forcohet menaxhimi financiar dhe kontrolli në institucionet publike.

Të zbatohen masat kundër mashtrimit dhe korrupsionit në fondet e BE-së, në bashkëpunim me OLAF.

Të sigurohet transparenca e statistikave fiskale dhe përafrimi i tyre me standardet ESA 2010.

Të rritet kapaciteti i Institutit të Statistikave (INSTAT) dhe të përgatitet Censi Bujqësor 2026

TREGU I BRENDSHËM DHE EKONOMIA

Të përfundojë përafrimi ligjor me acquis-në e BE-së për lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit dhe punëtorëve.

Të zvogëlohen përjashtimet tatimore dhe të përmirësohet lufta kundër evazionit fiskal.

Të zhvillohet një ligj i unifikuar për investimet dhe të sigurohen tituj pronësie të vlefshëm për investitorët.

DEKLARATAT

Antonio Costa, President i Këshillit Evropian, i tha Euronews më parë këtë vit se Shqipëria, së bashku me Malin e Zi, është “qartësisht më e përparuar se vendet e tjera”. 

Vërejtjet e tij u përsëritën nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, këtë vjeshtë.

Deri më tani Shqipëria, ka hapur pesë nga gjashtë grupet negociuese të kërkuara për anëtarësim në BE. Ka mbetur vetëm grupi që mbulon bujqësinë dhe kohezionin, të cilin Shqipëria synon ta hapë para fundit të vitit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *