Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se marrëdhënia e tij me Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, është “shumë e mirë”, duke shtuar se ajo “gjithmonë i ka pëlqyer”.
Deklarata u bë nga Trump në një komunikim me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, pasi u pyet për raportet me kryeministren italiane.
“Shumë e mirë. Mendoj se është një marrëdhënie shumë e mirë. Ajo më pëlqen. Gjithmonë më ka pëlqyer”, tha Trump.
Deklarata vjen pas disa muajsh me tone më të ashpra në marrëdhëniet mes dy liderëve. Mediat italiane e kanë interpretuar këtë qëndrim si një zbutje të tonit të Trumpit ndaj Melonit, pas përplasjeve të mëparshme lidhur, ndër të tjera, me qëndrimet ndaj luftës në Iran dhe angazhimin e vendeve europiane.
Trump dhe Meloni kanë pasur edhe momente afrimi publik në të kaluarën, me presidentin amerikan që e ka cilësuar kryeministren italiane si mike dhe ka folur për një marrëdhënie të mirë mes SHBA-së dhe Italisë.
