Muaji i letërsisë është hapur sot në bibliotekën e qytetit të Lushnjes me promovimin e librit: “Skenat e padukshme të jetës sime” të autores lushnjare Esmeralda Zhuga Hatija.
Botues, shkrimtarë, familjarë e dashamirës janë njohur në ambientet e bibliotekës me brendinë e librit dhe botën e brendshme të autores.
Botuesja Mimoza Xhindi, një prej personave që e ka inkurajuar autoren e re për librin e saj të parë, shprehet se Esmeralda në këtë libër ka hedhur të gjithë fëmijërinë dhe ëndrrat e saj dhe është një krijuese premtuese që i shtohet armatës së madhe të shkrimtarëve lushnjarë.
Vetë autorja shprehet se në botimin e parë do të gjeni jetën dhe botën e saj të brendshme dhe se veprimtarinë letrare nuk do t’a ndërpresë, sepse synon të arrijë sadopak shkrimtarët e mëdhenj lushnjarë
Lexuesve u ka lënë mbresa ky libër i Esmeraldës e cila edhe pse është e re në moshë, është inkurajim për brezin e saj.
Promovimi i librit është zhvilluar në formën e bashkëbisedimit letrar nëpërmjet autores dhe të pranishmëve.

