Programi “After School” është risia që sjell shkolla jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” këtë vit shkollor.
Ky program zhvillohet çdo ditë pas përfundimit të mësimit dhe ka për qellim të mbështesë fëmijët në zhvillimin e tyre akademik dhe social.
Programi që do të realizohet nga drejtoria dhe stafi arsimor i shkollës ofron mbështetje për detyrat e shtëpisë, përgatitje për testimet e tremujorëve, zhvillimi i aftësive për të realizuar projekte, aktivitete argëtuese dhe sociale, ushqim të shëndetshëm për fëmijët gjatë pasdites dhe transport i sigurtë.
Programi është i hapur për të gjithë fëmijët e shkollave publike dhe jopublike në Lushnjë, me transport të siguruar sipas orareve, nga ora 12:00 – 16:00 për fëmijët që studiojnë në shkollat e tjera dhe nga ora 14:00 – 16:00 për fëmijët e shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”.
Programi “After School” ofron një mjedis me kujdes dhe të sigurtë, ku fëmijët do të inkurajohen të eksplorojnë dhe të mësojnë brenda edhe jasht klasës.
