Incidentet e shkaktuar nga tifozë të zemëruar gjatë ndeshjeve kanë ndodhur edhe në fushën e Lushnjës gjatë ndeshjes së futbollit “Lushnja-Skenderbeu”., ku një shtetas ka hedhur sende të forta në fushën e lojës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Q., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka hedhur sende të forta në fushën e lojës, gjatë ndeshjes së futbollit “Lushnja-Skenderbeu”.

Policia e Divjakës ka proceduar penalisht një 31-vjeçar nga fshati Çermë e Sipërme, pasi gjatë një kontrolli  në automjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan një sëpatë dhe një thikë.

Sipas njoftimit të Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. Xh., 31 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën 1 sëpatë dhe 1 thikë, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *